DYLON

Ia japin ambasadorit listën me probleme që i kanë të dëbuarit nga Kosova Lindore

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ambasadori i Republikës se Shqipërisë, Qemajl Minxhozi priti sot përfaqësuesit e “Lëvizjes Qytetare Vatra” me seli në Gjilan, kryesuar nga Kushtrim Kadriu, Bashkim Mehmeti e Agim Sopi. Gjatë takimit u diskutua për problemet e qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore që jetojnë në Kosovë, ku përfaqësuesit e Lëvizjes”Vatra” i dorëzuan ambasadorit një liste të problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët e dëbuar nga Kosova Lindore, e që jetojnë në Kosovë, me theks të veçantë problemet e pajisjes me dokumente të identifikimi, problem ky që po i preokupon qytetarët e dëbuar nga Kosova Lindore tash e 16 vite.

Kushtirm KAdriu ka bërë me dije se ambasadori Mingjozi ka shprehur gatishmërinë që problemet e qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore të ngriten në instancat më të larta të Republikës së Shqipërisë. “Ambasadori Mingjozi u zotua se do të angazhohet maksimalisht për gjetjen e një zgjedhje të përhershme të këtyre problemeve me të cilat po ballafaqohen qytetarët e dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre”, ka thënë Kadriu. /2L ONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.