/2L ONLINE/ – Policia e Kosovês përmes rrugêve operative ka ardhur deri te një informatë, se në fshatin Bllatë të Komunës së Kamenicês, i dyshuari kishte në posedim një sasie të substancës narkotike.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se në konsultim me prokurorin, hetuesit e Policisë së Kosovës, njêsiti antidrogë nga shtabi qendrorë qé vepron në Gjilan, kryen një bastisje né shtêpinë e te dyshuarit I.S. (1963), me që rast, në dhomën e fjetjes, gjendet një valixhe me 6 (gjashtë) paketime të substancës narkotike të llojit Marihuanë me peshë rreth tre (3) kilogram.
Të dyshuarit pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtês, nga ana e prokurorit tê shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Rasti është nën hetime. /2L ONLINE/
/Fotoilustrim/