/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës, njësitet anti-drogë që veprojnë nga Shtabi Qendror në Gjilan me urdhër-kontroll të lëshuar nga Gjykata, kanë realizuar një kontroll në banesën e të dyshuarit Shqiptar Shtetas i Kosovës, me banim në Gjilan.
Sipas Ismet Hashanit, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, gjatë kontrollit janë gjet dhe konfiskuar:
• rreth 50 qese të vogla të plasmanit sasi e dyshuar e substancës narkotike dhe
• 10 copë të vogla të foliesë së zbrazëta.
“I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës, është bërë matja e substancës narkotike dhe ka rezultuar pozitiv-marihuanë, me peshë prej 14.4 gram”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, me vendim të prokurorit të Shtetit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë. Rasti dorëzohet në Prokurori. /2L ONLINE/
/fotoilustruese/