Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Partesh është kontrolluar një shtëpi e të dyshuarit dhe janë gjetur dhe sekuestruar::një pushkë e gjatë, një pistoletë, 10 karikatorë dhe 300 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Raporti i policisë:
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Partesh, Gjilan 12.02.2021-16:30. Është raportuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë e gjatë, një pistoletë, 10 karikatorë dhe 300 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /2LONLINE.com/policia