Ia dorëzojnë komunës dokumentarin dhe broshurën informative lidhur me trashëgiminë kulturore artistike në Anamoravë

Ia dorëzojnë komunës dokumentarin dhe broshurën informative lidhur me trashëgiminë kulturore artistike në Anamoravë

AKV “Kemajl Azizi” dorëzoi sot dokumentarin dhe broshurën informative lidhur me trashëgiminë kulturore artistike në Anamoravë, konkretisht në trevën e Karadakut.

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” nga Vitia i dorëzoij sot Komunës së Vitisë, konkretisht drejtorit të DKRS-së Milot Lala, dokumentarin dhe broshurën “Trashëgimia kulturore dhe artistike në Anamoravë” në të cilën dokumentohen zakonet, ritet dhe traditat të trevës së Anamoravës, gjegjësisht të Karadakut gjatë dasmave por edhe të valleve burimore dhe lojërat baritore të cilat janë përcjellë në këtë pjesë të Kosovës brez pas brezi.

Përndryshe ky dokumentar që zgjatë 50 minuta dhe është incizuar kryesisht në Goden të Vitisë dhe broshura janë financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, konkretisht nga Departamenti i Trashëgimisë Kulturore.

Milot Lala, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti, gjatë këtij takimi potencoi se AKV “Kemaj Azizi” në Viti, është vlerë e veçantë për komunën e Vitisë dhe rajonin e Anamoravës dhe Karadakut.

”Ju përgëzoj për punën e bërë edhe në këtë kohë të pandemisë. Sinqerisht AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia është vlerë e çmuar për trevën tonë pasi që me punën e saj ajo ruan dhe promovon vlerat tradicionale të kësaj treve të Kosovës”, u shpreh Drejtori Lala.

Ai tha se Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti edhe për kundër buxhetit të limituar gjithëmonë ju ja dalë në ndihmë ansambleve pasi që dinë rëndësinë që kanë ato në ruajtën e vlerave tona tradicionale dhe përfaqësimit të vlerave të tilla brenda dhe jashtë vendit.

Lala i përgëzoi ata për sukseset e arritura dhe ju urojë suksese edhe në vitin 2021 duke premtuar vazhdimin e mbështetjes.

Ndërkaq Arsim Abazi, Drejtor i AKV “Kemaj Azizi” bëri me dije se dokumentari dhe broshura mbi trashëgiminë kulturore e artistike në Anamoravë, konkretisht në Karadakut është financuar nga MKRS-ja e Republikës së Kosovës, përkatësisht nga Departamenti i Trashëgimisë. /2LONLINE.com/

KOMENTE