DYLON

Ia dhuron Muzeut disa nga eksponatet e gjetura nëpër lokalitete të ndryshme të Grykës së Karadakut

Avatar photo Redaksia

Shaban Hajrullahu, një koleksionues i njohur eksponatesh nga Zhegra, sot i dhuroi për Muzeun e Gjilanit, i cili do zyrtarizohet më 28 nëntor 2016, disa nga eksponatet e gjetura nëpër lokalitete të ndryshme të Grykës së Karadakut.

Në mesin e këtyre eksponateve mjaft të vlefshme, vlenë për ta dalluar një heshtë prej hekuri, e gjetur në fushën mes fshatrave Nasalë – Lladovë nga tashmë i ndjeri, Rexhep Hasani, duke lavruar me traktor. Po, bien në sy edhe enë dyvegjake, të gjetura në fshatin Pidiq, te vendi i quajtur Prroni i Kullës, pastaj dy pitosa ( veksha ), një turjelë si dhe një hekur me prush, i përdorur para pesë deeceniesh në këto anë.

EkoHigjiena

Shaban Hajrullahu premtoi se Muzeut të Gjilanit, edhe në të ardhmen do t’i ofrojë eksponate me interes, të cilat mund të vizitohen nga publiku i gjerë po edhe të studiohen nga arkeologë të ndryshëm, të cilët këtë pjesë të Kosovës thuaja e kanë lënë krejt pasdore…





https://www.facebook.com/qrtkgjilan/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.