DYLON

Ia bastisin shtëpinë, i gjejnë marihuanë

Ia bastisin shtëpinë, i gjejnë marihuanë
Avatar photo Redaksia

Me datë 04.08.2022, Prokuroria Themelore ne Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës -DHTN ne Gjilan, pas informacioneve se një person I dyshuar po merret me shitblerjen e narkotikeve,  me urdhër të gjykatës kanë bastisur shtëpinë e tij, ku kanë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi si në vijim:

1) Një qese e vogël plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1.4 gramëve.

EkoHigjiena

2) Një qese e plastikës me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 29.6 gramëve.

3) Një qese e plastikës me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 56.1 gramëve.

4) Një peshore elektronike – digjitale.

5) Një mulli për bluarje të marihuanës (grinder).

6) Një sasi e qeseve të vogla plasmani (minigripa) që shërbejnë për paketim të narkotikëve.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë personi i dyshuar K.B. ( 1978) nga Gjilani, për shkak të dyshimit te bazuar  se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 267 i KPK-së dhe ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit,  pranë Gjykatës Themelore ne Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.