DYLON

​I vërtetohet dënimi Bajrush Xhemajlit

Avatar photo Redaksia

Një kolegj penal i Departamentit të Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, P.nr.2277/2013, të datës 13.03.2014, ndaj të pandehurit Bajrush Xhemajli, sipas të cilit ky i fundit ishte dënuar me 2 vjet burgim si fajtor për veprën panele rrezikim i trafikut publik nga neni 297 i Kodi Penal të Kosovës.

Në këtë mënyrë kolegji në fjalë ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e ushtruara nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbrojtja dhe pala e dëmtuar.

EkoHigjiena

Gjykata e Apelit vlerëson se pretendimet e prokurorit dhe të dëmtuarave për një dënim më të ashpër dhe ato të mbrojtësit të pandehurit për dënim më të butë nuk qëndrojnë.

Gjykata e Apelit konstaton se matja e dënimit të shqiptuar ndaj të pandehurit nga gjykata e shkallës së parë, është bërë në pajtim me rregullat e përgjithshme për matje të dënimit konform nenit 64 të KPK-së , dhe se dënimi i shqiptuar duke pasur parasysh shkallën e përgjegjësisë penale, pasojat e veprës penale ( vdekjen e një personi dhe lëndimin e disa tjerëve ), është në përpjesëtim më rrezikshmërinë shoqërore të veprës se kryer.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.