/2L ONLINE/ – Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht duke e goditur me një kaçavidë viktimën mashkull K-Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur n Gjilan.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/