Kolegji prej tre gjyqtarësh ia ka refuzuar kërkesën Nazim Bllacës që koha e kaluar në shtëpi nën mbrojtje policore t’i llogaritet në vuajtje të dënimit.
Përfundimisht, dëshmitari bashkëpunues i Euleksit duhet të vuajë rreth tre vjet burgim, nga katër vjet e gjysmë sa është dënuar. Nazim Bllaca, është dënuar me dënim minimal për vrasjen e Ibush Kllokoqit – anëtar i Sigurimit Shtetëror Jugosllav i njohur si UDB, shkruan sot gazeta Koha Ditore.