DYLON

I përgëzon kryetari Hyseni: Vashat si to, janë krenaria e vendit dhe e qytetit!

I përgëzon kryetari Hyseni: Vashat si to, janë krenaria e vendit dhe e qytetit!
Avatar photo Redaksia

Karateistet e Kosovës e kanë fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në konkurrencë ekipore që u zhvillua në Budapest të Hungarisë.

Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një postimi në profilin e tij i ka përgëzuar vashat: Fortesa Orana, Vlera Qerimi dhe Hatixhe Zejnullahu, medaliste në Botërorin e Karatesë

EkoHigjiena

“Tri karateistet nga Gjilani, Fortesa Orana, Vlera Qerimi dhe Hatixhe Zejnullahu kanë shkruar historinë duke u bërë të parat në vendin tonë që fitojnë medalje në kampionat botëror”, ka thënë kryetari Hyseni.

Ai u shpreh se medalje e bronztë për Kosovën nga vajzat tona, falë suksesit të tyre dhe angazhimit të pandërprerë nga trajneri i tyre, Alban Beqiri.

“Vashat si to, janë krenaria e vendit dhe e qytetit. Urime ekipit dhe gjithë Kosovës”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.  /2LONLINE/.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.