DYLON

I pari i Kamenicës sheh nga afër punët që po bëhen në realizimin e dy projekteve në Koretin

I pari i Kamenicës sheh nga afër punët që po bëhen në realizimin e dy projekteve në Koretin
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Nënkryetaren Arta Bajralija, si dhe drejtorin për Investime Kapitale Blerim Murina e drejtorin për Shërbime Publike, Ambient, Inspektorat dhe Emergjenca Zotrim Kastrati, kanë vizituar nga afër vendpunishtet ku aktualisht po punohet në dy projekte në Koretin.

Sipas të parit të komunës, kemi rrugën që lidhë fshatrat Koretin e Berivojcë në vlerë prej 252,664.85 eurosh ku veçse kanë filluar punimet si dhe rehabilitimi i kanalit atmosferik përgjatë rrugës kryesore “Rafet Isufi” në Koretin në vlerë prej 68,924.00 eurosh ku aktualisht po punohet.

EkoHigjiena

I pari i Kamenicës ka thënë se këto investime dhe punë tregojnë edhe një herë gatishmërinë dhe punën e madhe që po bëhet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore si dhe kushteve në përgjithësi për secilin qytetar.

“Puna në terren po vazhdon me intensitet të lartë, dhe projektet në fjalë po realizohen në përputhje me kërkesat dhe interesat e qytetarëve”, ka thënë Rahimaj. /2LONLINE/