DYLON

I ndërtohet shtëpia e re familjes Mustafa

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Safete Mustafa nga Gjilani, e cila ka jetuar në gjendje të mjerueshme të banimit, nga sot e tutje do të bëjë jetë dinjitoze ngase Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me donatorin, familjen Bunjaku (Sabri, Rukije, Flamur) ia kanë ndërtuar shtëpinë e re.

Çelësat zyrtarisht ia dorëzoi familjes Mustafa kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri dhe donatori Sabri Bunjaku. Kryetari Haziri tha se fondi për banim social në Gjilan është treguar jashtëzakonisht i suksesshëm falë donacioneve dhe solidaritetit të madh të qytetarëve.

EkoHigjiena

“Vërtetë fondi për banim social në Gjilan është treguar jashtëzakonisht i suksesshëm falë donacioneve dhe solidaritetit të madh të qytetarëve siç është rasti me familjen Bunjaku, të cilët e kanë bërë me shtëpi familjen e zonjës Safete Mustafa. E kanë gëzuar këtë familje dhe e kanë kompletuar sepse kushtet kanë qenë jashtëzakonisht të rënda”, tha Haziri.

Kryetari Haziri konfirmoi se kjo është shtëpia e katërt që po ndërtohet në Gjilan, derisa ka shtuar se edhe katër të tjera pritet të ndërtohen gjatë vitit për familjet në nevojë.

“Është shtëpia e katërt që po përfundon në Gjilan. Në ndërtim është edhe një, derisa do të fillojnë edhe katër të tjera të ndërtohen në mënyrë që në këtë vit ta rrumbullaksojmë planin e ndërtimit të 12 shtëpive dhe dhjetëra tjera të meremetimit. E falënderoj shumë familjen Bunjaku për këtë vepër të madhe sikurse edhe të gjithë qytetarëve që iu kanë bashkangjitur aksionit për ndihmë”, tha Haziri, duke shtuar se lajmi i mirë është se këto ditë një qytetar i Pejës që jeton në SHBA, e ka konfirmuar ndërtimin e një shtëpie për skamnorët.

Kreu i Gjilanit paralajmëroi se në këtë vit sërish do të organizohet një Gala mbrëmje e dytë, sepse, siç tha, asnjë familje nuk duam ta shohim në gjendje të rëndë të banimit.

Donatori Sabri Bunjaku u shpreh se është shumë i lumtur që kësaj familje ia mundësuan të jetoj në kushte të mira të banimit.

“Duke iu falënderuar kryetarit Haziri që e ka ndërmarrë iniciativën, me ndihmën e djalit tim Flamurit, e ndërtuam këtë shtëpi me çelësa në dorë. Kjo është shtëpia e dytë që e ndërton familja ime sepse në vitin 2005 e kemi ndërtuar një tjetër në fshatin Livoç. Jemi shumë të lumtur që kësaj familje ia mundësuam të jetoj mirë”, ka thënë Sabri Bunjaku.

Nga ana e saj, zonja Safete Mustafa ka falënderuar kryetarin Haziri dhe donatorin për ndërtimin e shtëpisë, duke i mundësuar jetë të dinjitetshme familjes së saj./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.