DYLON

I mbushin gropat në rrugë, kritikojnë Lutën (FOTO)

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Iniciativa e Qytetarëve të fshatit Pogragjë shprehë revoltën e saj ndaj pushtetit komunal gjegjësisht kryetarit Lutfi Haziri-Luta, I cili gjate fushatës elektorale pat premtuar se me prioritet do ta trajton rrugën e fshatit Pogragjë-Gjilan, mirëpo deri me tani kemi vetëm fjalë boshe dhe jo vepra.

“Po I kujtojmë se në mandatin e tij si kryetar komune, ai po mburret me trajtimin e rrugëve të rendit të trete në fshatrat, Kokaj, Zahiraj e Muhaxhirë, mirëpo e ka harruar rrugën kryesore Pogragjë-Gjilan. Ne, banoret e fshatit Pogragjë kemi dalë vullnetarisht, dhe me mjetet vullnetare të banorëve, që t’i mbushim gropat e pakalueshme në këtë rrugë, edhe pse këtë punë do të duhej ta bëjë pushteti i cili është përgjegjës por ja që nuk p ndërmerr asgjë”, thuhet në ktë rragim.

EkoHigjiena

E njëri ndër ata të cilët banorë që ndërmori këtë iniciativë, është edhe Zeqirja Emini që thotë se po mundohen t’i mbulojnë këto gropa e të përmirësojnë këtë rrugë, që me pamje i ngjason një rruge të mesjetës e jo siç duhet të jetë, rrugë e shekullit 21.

Sipas tij, pamjet flasin vet, por se beson shumë që këto pamje do të trokasin në ndërgjegjen dhe përgjegjësitë e kryetarit të komunës sepse e ka obligim ligjor dhe moral.

“Ne po I kujtojmë kryetarit Haziri se po mundohemi të kryejmë obligimet tona ndaj tatimit në pronë dhe obligimet tjera komunale, po e paguajmë dhe taksen rrugore gjatë regjistrimit të veturave, andaj kërkojmë me ngulm që në muajin tetor, rruga jonë të jetë e riparuar në të kundërtën detyrohemi të ndërmarrim masa tjera”, thotë Emini.

Edhe Shkelqim Latifi ish keshilltar komunal thotë se që nga ardhja në pushtet e Lutfi Hazirit, banorët e fshatit Pogragjë disa herë kanë ndërmarrë iniciativa të tilla, në sezonin e pranverës dhe vjeshtës atëherë kur gropat dalin në sipërfaqe dhe gjatë verës kur kemi ardhjen e bashkatdhetarët, kur shtohet fluksi në trafik,

“Si një i shqetësuar për këtë gjendje ekzistuese të rrugës i bëjë thirrje kryetarit të komunës që urgjentisht të ndërmerr masa për mbushjen e gropave, apo riparimin e tërësishëm të kësaj rruge që tërësisht është e degraduar”, ka thënë Latifi. /2L ONLINE/







Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.