DYLON

I koordinojnë punët rreth projektit të instalimit të gypave dhe ndërtimit të kolektorëve në rrugën “Hamdi Kurteshi”

I koordinojnë punët rreth projektit të instalimit të gypave dhe ndërtimit të kolektorëve në rrugën “Hamdi Kurteshi”
Avatar photo Redaksia

Mbahet takimi koordinues në mes Menaxhmentit të Kompanisë Hidromorava dhe Drejtorit të DSHP-Gjilan, rreth projektit të instalimit të gypave dhe ndërtimit të kolektorëve në rrugën “Hamdi Kurteshi”.

UD/Kryeshefit Ekzekutivi Hidromoravës,  Granit Sylejmani së bashku me Shefin e Operativës Mumin Morina kanë pritur në takim Drejtorin e Shërbimeve Publike të Komunës së Gjilanit, Mentor Mihovci.

EkoHigjiena

“Projekti komunal i zgjerimit dhe modernizimit të rrugës “Hamdi Kurteshi” pranë Lumit “Stanishkorka” dhe rregullimi i shtratit të lumit do të përcillet edhe me investime në infrastrukturë përcjellëse si, ndërtimi i kolektorëve për ujëra të zeza dhe ndërrimi i rrjetit të ujësjellësit”, ka bërë me dije, Sylejmani.

Sipas tij, palët në takim u dakorduan që të koordinohen punët që projekti të përmbush standardet më të larta profesionale projektuese. /2LONLINE/