/2L ONLINE/ – Sipas raportit policor, në rrugën “Pajazit Ahmeti”, në Gjilan, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti për shkaqe të panjohura ka kanosur me armë dy viktimat, një femër dhe një mashkull, K-Shqiptar .
Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar një revole Girsan MC 13 me një karikator dhe gjashtë fishekë të cal 7.65 mm, për të cilën posedonte leje valide të lëshuar nga autoritetet e RKS-së. Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/