DYLON

I kallet ara me grurë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se një qytetar serb, shtetas i kosovës, (1953), ka shkuar në stacionin Policor në Kamenicë dhe ka raportuar se në fshatin Koretin ka ndodhë një zjarr në arën e tij të mbjellë me grurë.

Hashani tha se njësitet e zjarrfikësëve kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes duke intervenuar dhe duke lokalizuar zjarrin.

EkoHigjiena

“Menjëherë në vend ngjarje ka dalë edhe patrulla policore së bashku me njësinë e hetimeve, si dhe inspektorin e Bujqësisë, kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes, është konstatuar se aty ishte një sipërfaqe nga 40 Ari grurë të mbjellë, mirëpo sipas inspektorit në fjalë, janë dëmtuar 6-7 Ari, vlera e dëmit sipas pronarit është 100 euro”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Nga ana e policisë së Kosovës po hetohen shkaqet e zjarrit. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili urdhëron qe rasti të cilësohet “Zjarrvënie” dhe ti dedikohet Njësisë së hetimeve. /2L ONLINE/

/fotoilustirm/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.