I jepet lamtumira e fundit të riut Arianit Robelli
Sot, në varrezat e Qytetit të Gjilanit, iu është dhënë lamtumira e fundit të riut gjilanas Arianit Robellit, i cili ditë më parë ndërroi jetë, pas një sëmundje të rëndë.
Për t’ia dhënë lamtumirën e fundit dhe për ta ngushëlluar familjen Robelli, të pranishëm në ceremoninë e varrimit, përveç familjarëve, ishin edhe qytetarë të shumtë, sportistë e tifozeri, të të dyja ekipeve të qytetit, pasi Arianiti njihej si “skifter”, tifoz i SC Gjilanit.
Arianit Robelli do të kujtohet si një djalë shembullor me plot energji e dashuri për jetën, por ja që sëmundja na e mori para kohe.
Kujtimi për të do të jetë i paharruar. Shpirti i tij u prehtë në paqe. /2LONLINE/
