DYLON

I jepet lamtumira e fundit Mulla Rifatit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Familjarë, miq, drejtues të institucioneve shoqërore, politike e fetare dhe të afërm të tjerë i kanë dhënë lamtumirën e fundit mulla Rifat Jasharit, i cili u varros sot në Zhegër të Gjilanit, në oborrin e xhamisë së këtij fshati. Ai ndërroi jetë në mëngjesin e sotëm në moshën 98 vjeçare.
Mulla Rifat Jashari ishte një hoxhë përparimtarë dhe atdhetar i devotshëm. Një njeri që gjatë gjithë jetës ishte kultivues i paqes, tolerancën, të respektit ndërnjerzorë si dhe i dijes dhe veçohet për insistimin e tij në shkollimin e popullatës shqiptare , të të rinjve, në veçanti të femrave. Në kohën kur arsimimi i popullatës shqiptare ishte halë në sy e armiqve, mulla Rifati gjente mundësinë që edhe sa kryente predikimet në xhami, t’ua mësonte fshehtas të rinjve shkrim leximin shqip.

Ai shquhej edhe për rolin e tij të madh në pajtesa dhe ngatërresa të ndryshme të bashkëkombësve të tij. Ai ishte njeri me autoritet të lartë dhe kudo që shkonte ishte i mirëpritur.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegtram ngushëllimi familjes Jashari, pas vdekjes së hoxhës Rifat Jashari. Në telegram thuhet:

“E nderuara familja Jashari, më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta me rastin e largimit nga kjo botë të hoxhës dhe atdhetarit të njohur të Gjilanit, Rifat Jashari.

Hoxhën e nderuar e kam njohur personalisht dhe ruaj kujtime të jashtëzakonshme për këtë njeri të mirë. Ai, gjatë tërë jetës së tij punoi për Fe e Atdhe dhe do të mbahet në mend për sa të jetë jeta si njeriu që e nxiti shkollimin e femrave në një kohë të pakohë.

Vdekja e mulla Rifatit ka lënë boshllëk të madh tek xhemati i tij, brezi i hoxhallarëve, por natyrisht, boshllëku më madh është për familjen dhe farefisin.

Ngushëllime familjes, Bashkësisë Islame dhe kolegëve. Zoti e shpërbleftë!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Haziri, dërguar familjes Jashari. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.