DYLON

“I gjuhen” kazinove dhe bastorëve

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion nga shtabi qendror që vepron në-Gjilan,  në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, Njësiti i Lojërave të Fatit, kanë kryer disa bastisje Në Rajonin e Gjilanit, në fshatin Doberqan dhe të Kamenicës, fshatin Rogoqicë, janë kontrolluar gjithsejtë 8 subjekte të Lojërave të Fatit, bastore sportive dhe kazino.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, thotë se Dogana e Kosovës ka konfiskuar: 26 Aparate të Lojërave të Fatit, katër shtëpiza kompjuterike nën dyshimin e zhvillimit/organizimit të Lojërave KENO (Lojëra të ndaluara në bazë të Ligjit të Lojërave të Fatit) si dhe janë konfiskuar fletore me shënime,  Libra të bastoreve si dhe tiketa të lojës KENO.  

EkoHigjiena

Gjatë realizimit të bastisjes nuk është paraqitur ndonjë vështirësi.

Raste veç e veç procedohen në Gjykatë. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.