DYLON

I gjendet marihuanë në veturë

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Autoritetet Policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije se në fshatin Stanishor të Novobërdës policia ka ndalur një veturë tek e cila ka gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë. Me këtë rast, i dyshuari është shoqëruar ne stacionin policor në Gjilan, e me vendim te Prokurori rasti shkon në procedurë të rregullt.

Për rastin thuhet se policia ka ndaluar veturën Shkoda, ngjyrë e kaltër me targë vendore, të cilën ka qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe gjatë kontrollimit të veturës, në derën e vozitësit është gjetur një qese plastike e bardhë ku në brendësi të sajë ka pasur 8 (tetë) paketime të substancës narkotike të llojit Marihuanë me peshë 10.6 gram.

EkoHigjiena

Pas kësaj, i dyshuari është shoqëruar ne stacionin policore ne Gjilan, ku është bërë matja dhe fotografimi i dëshmisë. Me vendim të prokurori rasti shkon në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/

/fotoilustrim/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.