/2L ONLINE/ – Në fshatin Livoç të Ultë të Gjilanit, te i dyshuari I. M. (1961) policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshëm të armeve të zjarrit të llojeve të ndryshme si dhe municion të kalibrave të ndryshëm si dhe një Granat Dore.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë për Portalin 2L ONLOINE, se deri te gjetja e këtyre armëve ka ardhur si rrjedhojë e një Aktvendimi të Gjykatës, përkatësisht për ta zbatuar atë, që i dyshuari ta lirojë shtëpinë pasi që rasti kishte të bëjë me “Dhunë Familjare”.
Armët dhe municioni të cilat janë gjetur nga ana e Policisë sê Kosovës, njësitet e hetimeve të stacionit tê Gjilanit, në vendin e ngjarjes janë:
1 AK 47 , prodhim i panjohur
2 Karikator AK 47
1 Pushkë Gjysëm Automatike
1 Armë e Gjuetisë Flloberk cal 22
1 Armë e Gjuetisë Flloberk cal 22 Pa nr.serik me dylbi
2 Karikator të pushkës flloberk
1 Shkorpion nr.serik B 3989
2 Karikator të shkorpionit
1 Pistoletë “Crvena zastava”, cal 7.65 mod 70, prodhim jugosllav
1 Karikator të pistoletës
1 Bajonetë e AK 47 (Thika ) Nr.serik 145717
558 Fishekë cal 7.62
130 Fishekë cal 7.65
261 Fishekë Cal 22
Toger Hashani ka bërë me dije se me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalohet për 48 orë. Rasti procedohet në Prokurori. /2L ONLINE/