DYLON

I gjejnë në posedim marihuanë dhe mulli për bluarjen e saj

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës njësitet patrolluese të stacionit policor të Gjilanit, gjatë kryerjes së detyrave rutinë kanë takuar veturën Golf 2 me targa 06 në të cilën kane qenë 5 persona, që të gjithë shqiptarë shtetas të Kosovës.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se, të dyshimtit janë arrestuar dhe janë intervistuar nga Policia e Kosovës ku pas kontrollimit të bërë në veturën e tyre, nga ana e policisë janë gjetur dhe konfiskuar një qese me 1.3 gram substance narkotike që besohet të jetë e llojit marihuanë, si dhe një mulli për bluarje të marihuanës.

EkoHigjiena

“Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit nga Prokuroria Themelore dhe me vendim të tijë lënda shkon në procedurë të rregullt në Gjykatë”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2L ONLINE/

/fotoilustruese/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.