DYLON

I gjejnë marihuanë në çorapet e tij

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Policia e Kosovës në pikën kufitare “Dheu i Bardhe”, gjatë kontrollit rutinë kanë ndalur automjeti e udhëtareve Mercedes, ngjyre hiri me targa regjistrimi të Republikës së Shqipërisë qe drejtohej nga vozitësi E. K. i lindur me (1985), dhe bashkudhëtari F. Th. (1983) që të dy shtetas të Shqipërisë.

Gjatë kontrollit tek i dyshuari F. Th., në çorapet e tij është gjetur një qese me substance narkotike që besohet se është e llojit marihuanë.

EkoHigjiena

Njësiti anti drogë nga shtabi qendror ka bërë konfiskimin e substancës së dyshuar dhe në zyret e DHTN ka bërë testin fushor të substancës narkotike e cila rezulton pozitiv, gjithashtu substancës narkotike i është bërë matja me peshore zyrtare e cila rezulton zero pikë tetë gram (0.8 gram).

Lidhur me rastin në fjalë prokurori i shtetit pranë PTHDKP ka urdhëruar që të dyshuarve tu caktohet masa e ndalimit policor për 48 orë.

Rasti nën hetime. /2L ONLINE/

/fotoilustrim/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.