DYLON

I ftohti ekstrem në Kanada

Avatar photo Elife Sherifi

I ftohti ekstrem me temperatura deri në -65 gradë e ka kapluar Kanadanë.

Në pjesën veriore të Ontarios temperaturat do të arrijnë deri në -60, -65 gradë. Dëbora parashikohet të arrijë deri në 40 cm e lartë, ndërsa gjatë gjithë kohës do të ketë erëra të forta.

EkoHigjiena

Në Newfoundland dhe Lbrador, termometri do të shënojë deri në -55 gradë celcius. Departamenti i Mjedisit në Kanada në një deklaratë për shtyp ka sqaruar se në Quebec priten erëra të forta, dëborë intensive, e cila do t’i bëjë rrugët të rrëshqitshme dhe do t’i pengojnë njerëzit të shohin. Në skajin verior të këtij rajoni pritet që temperaturat të shkojnë deri në -58 gradë celcius.

Edhe në veriun e Ontarios, temperaturat priten të arrijnë shifra ekstreme deri në -65 gradë celcius. Gjithashtu edhe provincat perëndimore e juglindore të Kanadasë do të përfshihen nga temperaturat e ftohta deri në -50, -60 gradë celcius.

Ndërkohë në provincën e Kolumbisë Britanike do të ketë erëra të forta dhe ajri do të jetë i lagësht, në sajë të rrymave të Paqësorit. Në rajonin verior të Yukon, rrezikshmëria në rrugë do të jetë maksimale, ndërsa në Nunavat do të ketë erëra të forta dhe temperatura deri në -55 gradë celcius.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.