DYLON

I ftohtë i madh në Amerikë, ngrica në Chicago

I ftohtë i madh në Amerikë, ngrica në Chicago
Avatar photo Elife Sherifi

Temperatura të ulta e kanë pushtuar Amerikën dhe i ftohtë  i madh me stuhi po mbretëron në disa vende.

Në Chicago temperaturat kanë zbritur në -50 gradë celcius, si pasojë e erërave të ftohta që vijnë nga Arktiku.

Prova e të ftohtit ekstrem duket në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ku shumë vetë argëtohen me eksperimentin e ujit të nxehtë.

EkoHigjiena

Njerëzit hedhin në ajër ujë të nxehtë dhe rezultati është ngrirje e menjëherëshme dhe avullim i tij.

Duke patur parasysh temperaturat ekstremisht të ulëta, mjaftojnë 10 minuta për të rrezikuar të ngrish. Madje, edhe flluskat e sapunit ngrijnë në çast.

Në disa vende të SHBA-ve bën më ftohtë se në polin e Veriut. Një i ftohtë i tillë nuk ndodhte që në vitin 1963.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.