DYLON

I dorëzohet familjes Hoxha pllaka me emrin e shkollës “Nazmi Hoxha”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – –Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga nënkryetari Rexhep Kadriu dhe shefi i GK të LDK-së në Kuvend, Avdyl Aliu, ia ka dorëzuar sot familjes Hoxha nga Cërnica e Gjilanit, pllakën për emërtimin e shkollës fillore tek “Kodra e Dëshmorëve” me emrin patriotit, ish-të burgosurit politik dhe udhëheqësit për lirinë e shqiptarëve, Nazmi Hoxha.

Pasi ia dorëzoi pllakën e emërtimit bashkëshortes së Nazmi Hoxhës, Zijaveres, kryetari Haziri tha se ky emër i bënë nderë Gjilanit dhe Anamoravës dhe se nxënësit e kësaj shkolle do mësojnë me krenari në këtë institucion të dijes.

EkoHigjiena

Nga ana e saj, bashkëshortja e Nazmi Hoxhës, Zijaverja, e ka falënderuar kryetarin Haziri për nderin dhe respektin që ka treguar duke e emërtuar shkollën fillore në“Kodrën e Dëshmorëve” me emrin e tij, i cili la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës si udhëheqës për lirinë e shqiptarëve. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.