/2L ONLINE/ – Nëndega III/1, ka qenë adresa e radhës e vizituar nga përfaqësueset e Forumit të Gruas së LDK-së së Gjilanit, të prirë nga kryetarja Valentina Bunjaku – Rexhepi, e ku bashkë me përfaqësueset e strukturës së nëndegës, janë biseduar shtruar çështje me rëndësi. Nga ky takim doli si brengë më e madhe domosdoshmëria e punësimit të gruas.
Valeriana Matoshi, kryetare e nëndegës III/1, Miranda Bllaca anëtare, por edhe përfaqësueset tjera, kanë vlerësuar lartë vizitën e të parës së FG-së së LDK-së në këtë nëndegë, duke thënë se ajo edhe pas fitores së madhe që e kishte arritur në zgjedhje, me përkrahjen e madhe që u pa edhe me votat që mori, ajo nuk e harron bazën, nuk e harron elektoratin por del në terren për të mësuar për nevojat dhe kërkesat që i ka ky elektorat.
Përndryshe, sikurse edhe ditë më parë në një nëndegë tjetër, edhe në takimin e kësaj nëndege punësimi i grave ishte temë që e dominojë takimin, rreth të cilës temë kreu i FG-së, Valentina Bunjaku – Rexhepi, që njëherësh është edhe Kryesuese e Kuvendit Komunal, tha se nuk do të kursehet por do të angazhohet edhe më fortë që të krijohen mundësitë për punësime dhe në këtë drejtim edhe punësimi i gruas gjilanase.
Bunjaku – Rexhepi tha se femra është e avancuar, është e kualifikuar dhe me të drejtë kërkon pozitën e saj në shoqëri edhe duke pas vendin e saj të punës, andaj ajo do të angazhohet në këtë drejtim.
Përndryshe, Kryesuesja e Kuvendit u tha grave të LDK-së se Gjilani ka fat që e ka një kryetar si Lutfi Haziri i cili e kupton rolin e femrës dhe angazhohet që ajo ta ketë vendin e merituar në shoqëri, andaj duhet të gjithë gratë të angazhohen, sepse hapësira dhe përkrahja e institucioneve nuk do të mungojë.
Përndryshe ajo ka falënderuar këto struktura për mbështetjen që i kanë dhënë dhe po i japin edhe tani kur ajo është në krye të një organi vendimmarrës të rëndësishëm siç është Kuvendi Komunal i Gjilanit. /2L ONLINE/