Kartoni i kuq i dhënë ndaj Granit Xhakës gjatë fundjavës së kaluar, i ka kushtuar rëndë gjyqtarit anglez Jon Moss, i cili është dënuar nga Federata e Futbollit të Anglisë. Sipas tabloidit britanik “The Sun”, arbitri nuk është përfshirë në listën e gjyqtarëve për ndeshjet e fundjavës në Premier League, shkruan albeu.
Kartoni menjëherë i kuq është konsideruar si jo i drejtë dhe për pasojë ky arbitër këtë fundjavë do të drejtojë në Ligën e Dytë angleze (League One). Për shkak të këtij kartoni Granit Xhaka nuk do të luajë në ndeshjet e radhës.