/ 2L ONLINE/ Në Gjilan, është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka mbajtur në shtëpinë e tij, duke i kërcënuar, dy viktima dhe i ka detyruar që të njëjtit të kryejnë vjedhje të ndryshme.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës.
Përndryshe, policia ka bërë me dije edhe për një rast tjetër të të arrestuarit për mashtrim që ka dodhur po në Gjilan.
Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar, pasi që i njëjti kishte shkuar te viktima femër K-shqiptare dhe ia kishte kërkuar, mashtruar dhe marrë 200 euro.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje. /2L ONLINE/