DYLON

I dëmtohet varri

Avatar photo Redaksia

Gjilan – (2LONLINE) – Policia ka bërë të ditur për një rast të cilësuar “dëmtim i varrezave”, ku në varrezat e Gjilanit është dëmtuar guri i varrit ku pushojnë eshtrat e një qytetari rom dhe se njësiti i hetimeve të stacionit po merren me hetimin e rastit.
Sipas policisë, ankuesi, që është roje te varrezat ka raportuar rastin në Stacionin Policor në Gjilan se gjatë kontrollit të varrezave, pas marrjes se detyrës kishte vërejtur se ishte dëmtuar guri i një varri, që mësohet se i përket një personi të vdekur të nacionalitetit rom.

Rastit i është përgjigjur patrulla e sektorit 4 e cila ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Për momentin të dyshuar lidhur me rastin nuk ka. Në vendngjarje ka dalë edhe njësiti i hetimeve të stacionit të cilët do të merren me hetimin e rastit. /2lonline/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.