/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë të ditur se në fshatin Magure të Kamenicës, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një karikator i armës AK-47, dy karikator të armës “TT” pa fishekë si dhe pesë krehër të armës gjysmëautomatike. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/