DYLON

I bastiset shtëpia, i konfiskohen pajisje kompjuterike për prodhimin e kriptovalutës “Ethereum”

I bastiset shtëpia, i konfiskohen pajisje kompjuterike për prodhimin e kriptovalutës “Ethereum”
Avatar photo Redaksia

***

(e plotësuar) – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se,Policia e Kosovës njësitet e hetimeve nga Stacioni Policor në Kamenicë, përmes rrugëve operative kanë marrë informata të qëndrueshme se i dyshuar shqiptar shtetas i Kosovës F. K. Mundë të jetë i involvuar në një rast “Tregti e ndaluar” dhe “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshëm doganore”.

I njëjti është ftuar në stacion policorë për tu intervistuar dhe gjatë intervistomi në prezencë të avokatit mbrojtës është gjet se ai posedon pajisje për prodhimin e “Kriptovalutave”.

Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake e në bashkëpunim me Njësinë e Krimeve Ekonomike që veprojnë në Gjilan, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit F. K. (1991),  ku gjatë bastisjes në prezencën e avokatit të të dyshuarit janë gjete dhe  konfiskuar: shtatë(7)  Riga x 6 kartela grafike dhe 1 Rigë x 5 kartela grafike  pajisje këto kompjuterike për prodhimin e kriptovalutes “Ethereum” të cilat janë konfiskuar nga Njësiti Doganorë.

EkoHigjiena

Gjithashtu është konfiskuar përkohësisht një shtëpizë kompjuterike të tipit “Dell”  me nr. serik ; 6Q8R6-899K4-VF8Y2-YQXVB-GYFCP , pronë  e të dyshuarit F. K. , nga policia e Kosovës njësitet e hetimeve nga Kamenica  janë konfiskuar përkohësisht tre Telefona Mobil. I dyshuari është arrestuar nga Njësitet kundër krimeve ekonomike që veprojnë në  Gjilan, ku është intervistuar në lidhje me veprat penale të lartshënuara, prokurori ka lëshuar Aktvendimin mbi Ndalimin e personit të Arrestuar për 48.

“Gjatë hetimeve ka rezultuar se sendet e konfiskuara në rastet e cekur më lartë dyshohet të jenë blerë nga i dyshuari  shqiptar shtetas i Kosovës N. D. (1992), të vjedhura  më parë. Me vendim të Prokurorit edhe ndaj të dyshimtit N. D. pas procedurave ligjore caktohet masa e ndalimit për 48 orë me akuzën për rastin “Vjedhje e rëndë”” ,ka thënë Hashani.

Veprimet hetimore në lidhje me prejardhjen e pajisjeve të konfiskuara kalojnë në kompetencë të Drejtorisë së  Krimeve Ekonomike Njësia në Gjilan, e cila po heton rastet veç e veç.

***

Policia e Kosovës ka bërë me dije se në fshatin Koretin të Kamenicës, pas një pune operative nga polica dhe me urdhrin e gjyqtarit të procedurës paraprake, në prani të avokatit mbrojtës, është kontrolluar shtëpia e një të dyshuari.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar 7 Riga x 6 kartela grafike dhe 1 Rigë x5 kartela grafike, pajisje kompjuterike për prodhimin e kriptovalutës “Etherum” të cilat janë konfiskuar nga njësiti doganor, një shtëpizë kompjuterike të llojit “Dell”si dhe tre telefona mobil .

Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.