***
(e plotësuar) – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se,Policia e Kosovës njësitet e hetimeve nga Stacioni Policor në Kamenicë, përmes rrugëve operative kanë marrë informata të qëndrueshme se i dyshuar shqiptar shtetas i Kosovës F. K. Mundë të jetë i involvuar në një rast “Tregti e ndaluar” dhe “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshëm doganore”.
I njëjti është ftuar në stacion policorë për tu intervistuar dhe gjatë intervistomi në prezencë të avokatit mbrojtës është gjet se ai posedon pajisje për prodhimin e “Kriptovalutave”.
Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake e në bashkëpunim me Njësinë e Krimeve Ekonomike që veprojnë në Gjilan, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit F. K. (1991), ku gjatë bastisjes në prezencën e avokatit të të dyshuarit janë gjete dhe konfiskuar: shtatë(7) Riga x 6 kartela grafike dhe 1 Rigë x 5 kartela grafike pajisje këto kompjuterike për prodhimin e kriptovalutes “Ethereum” të cilat janë konfiskuar nga Njësiti Doganorë.
Gjithashtu është konfiskuar përkohësisht një shtëpizë kompjuterike të tipit “Dell” me nr. serik ; 6Q8R6-899K4-VF8Y2-YQXVB-GYFCP , pronë e të dyshuarit F. K. , nga policia e Kosovës njësitet e hetimeve nga Kamenica janë konfiskuar përkohësisht tre Telefona Mobil. I dyshuari është arrestuar nga Njësitet kundër krimeve ekonomike që veprojnë në Gjilan, ku është intervistuar në lidhje me veprat penale të lartshënuara, prokurori ka lëshuar Aktvendimin mbi Ndalimin e personit të Arrestuar për 48.
“Gjatë hetimeve ka rezultuar se sendet e konfiskuara në rastet e cekur më lartë dyshohet të jenë blerë nga i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës N. D. (1992), të vjedhura më parë. Me vendim të Prokurorit edhe ndaj të dyshimtit N. D. pas procedurave ligjore caktohet masa e ndalimit për 48 orë me akuzën për rastin “Vjedhje e rëndë”” ,ka thënë Hashani.
Veprimet hetimore në lidhje me prejardhjen e pajisjeve të konfiskuara kalojnë në kompetencë të Drejtorisë së Krimeve Ekonomike Njësia në Gjilan, e cila po heton rastet veç e veç.
***
Policia e Kosovës ka bërë me dije se në fshatin Koretin të Kamenicës, pas një pune operative nga polica dhe me urdhrin e gjyqtarit të procedurës paraprake, në prani të avokatit mbrojtës, është kontrolluar shtëpia e një të dyshuari.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar 7 Riga x 6 kartela grafike dhe 1 Rigë x5 kartela grafike, pajisje kompjuterike për prodhimin e kriptovalutës “Etherum” të cilat janë konfiskuar nga njësiti doganor, një shtëpizë kompjuterike të llojit “Dell”si dhe tre telefona mobil .
Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.