(2L ONLINE) – Policia e Kosovës, Njësite policore të Stacionit Policor, Novobërdë, pas mbledhjes së informatave se i dyshuari A. O. (1972) dyshohet se mban armë zjarri pa leje dhe se disa herë edhe e ka përdorur atë duke shtënë me të në ajër, kanë hartuar një plan për bastisje.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se me Urdhër të Gjykatës Themelore-DKR, është bastisur shtëpinë e të njëjtit,me ç`rast është gjetur një Pushkë Gjysmëautomatike, cal. 7.62 mm dhe katër gëzhoja të të njëjtit kalibër, të cilat i dyshuari i mbante pa leje.
Sipas toger Hashanit pushka dhe gëzhojat janë konfiskuar, ndërkaq i dyshuari është arrestuar. Me vendim të Prokurorit të shtetit ,rasti me Kallëzim penal i referohet Prokurorisë Kompetente. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/