DYLON

I arrestuari në Kumanovë, gjatë luftës në UÇPMB

Avatar photo Redaksia

Një prej të arrestuarve gjatë luftimeve në Kumanovë, Ardijan Bujari, i cili vjen nga fshati Duhle i Suharekës, ka qenë ushtar edhe i UÇPMB-së në Luginën e Preshevës. Bujari përveç luftës në Kosovë gjatë vitit 1999 ka vazhduar luftën edhe në Kosovën Lindore. Ai shihet në dy video që qarkullojnë në YouTube.

Së pari Bujari shihet në grupin e ushtarëve që prisnin jashtë takimeve të Komandant Lleshit me palën serbe ku ndërmjetësues ishin ndërkombëtaret në krye me Peter Faith në Lluçan, transmeton Indeksonline.

EkoHigjiena

Në videon e dytë ai shihet gjatë demilitarizmit të UÇPMB-së, kur si duket ai ka qenë i plagosur dhe ngrihet në këmbë me ndihmën e dy shokëve të tij.

Gjatë 9 majit, në luftimet në Kumanovë ai u arrestua nga trupat maqedone dhe shihet qartë në videon e publikuar nga Policia Maqedone dhe kjo shihet në videon e dytë.
http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=162324
Shiko në minutën 20:54

Shiko në minutën 00:09

Shiko në minutën 00:23

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.