DYLON

I akuzuari Lirim Jakupi dënohet me 6 vjet burgim

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Një trup gjykues i Gjykatës Themelore në Gjilan, në përbërje nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një vendor, me Aktgjykimin PKR 135/15, pas seancës se këshillimit dhe votimit, e shpalli fajtor të pandehurin Lirim Jakupi, për një vepër penale të vrasjes së rëndë në tentativë, nga neni 147, paragrafi 10 dhe 11 të KPK-së lidhur me nenin 20 të KPK-së, në lidhje me incidentin e të shtënave me armë në Tetovë kundër policisë maqedone me datë 24.12.2004. Gjatë këtij incidenti, ka mbetur i vrarë një student-shtetas kosovar, si dhe një polic maqedon është plagosur rëndë.

Për këtë vepër u dënua me 6 vite burgim efektiv. Paraburgimi i është vazhduar deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

EkoHigjiena

Poashtu, lidhur me incidentin e të shtënave me armë kundër policisë maqedone, me datë 24.12.2004 në Tetovë, i pandehuri u lirua nga vepra penale:

– sulm kundër personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare në bashkëkryerje, nga neni 317, paragrafi 1 dhe 3 i KPK-së lidhur me nenin 23 të KPK-së, sepse kjo vepër penale është konsumuar nga vepra penale e vrasjes së rëndë në tentativë për të cilën i pandehuri u dënua.

Ndërsa, për veprën penale – mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve në bashkëkryerje, nga neni 328, par. 1, 2, 3 te KPK-së lidhur me nenin 23 të KPK-së, i pandehuri u lirua për paragrafin 1 të nenit 328 (përdorim të armës), për shkak se kjo pikë u konsiderua si e konsumuar nga vepra penale e vrasjes së rëndë në tentativë për të cilën u dënua, ndërsa sa i përket paragrafit 2 (posedim të armës) të të njëjtit nen, kjo u refuzua sepse kjo pikë u gjet se është e përfshirë me Ligjin për Amnisti, dhe për paragrafin 3 nga neni 328 i pandehuri u lirua, sepse nuk u provua që këtë vepër ta ketë kryer duke përdorur një sasi të madhe te armëve.

Me të njëjtin aktgjykim, i pandehuri Lirim Jakupi, në mungesë të provave, është liruar nga vepra penale lidhur me incidentin e të shtënave me armë kundër policisë maqedone, me datë 15.09.2004 në Shkup:

-vrasje e rëndë në tentativë në bashkëkryerje, nga neni 147, paragrafi 4, 5, dhe 10 te KPK-së lidhur me nenin 20 dhe 23 të KPK-së

-shkaktimi i lëndimit të rëndë trupor në bashkëkryerje, nga neni 154, paragrafi 1 dhe 2 i KPK lidhur me nenin 23 të KPK-së

-sulm kundër personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare në bashkëkryerje, nga neni 317, paragrafi 1 dhe 3 i KPK-së lidhur me nenin 23 të KPK-së

-mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve në bashkëkryerje, nga neni 328, paragrafi 1, 2, 3 te KPK-së lidhur me nenin 23 të KPK-së

Kundër këtij aktgjykimi, palët e autorizuara kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit në afat prej 15 ditësh, pas pranimit të tij.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.