DYLON

Hyseni: Zjarrfikësit, heronjtë tanë!

Hyseni: Zjarrfikësit, heronjtë tanë!
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Mbrotje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmanin. ka vizituar Njësinë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, duke parë nga afër pajisjet e reja që tashmë i kanë në dispozicion, të cilat janë donacion nga një mërgimtar në Zvicër,

Ai ka thënë se zjarrfikësit janë heronjtë tanë.

EkoHigjiena

“Me këta profesionistë të guximshëm biseduam për punën e përditshme, sfidat në terren dhe përkushtimin me të cilin i shërbejnë qytetarëve, shpesh duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Nga afër pamë edhe pajisjet e reja që tashmë i kanë në dispozicion, përfshirë pompat e dhuruara si donacion nga një mërgimtar në Zvicër, të cilin e falënderojmë përzemërsisht për këtë ndihmë të çmuar”, ka thënë kryetari Hyseni.

Ai theksoi se ka folur me ta për aneksin e ri të objektit, i cili ua ka përmirësuar kushtet e punës.

“Jemi mirënjohës për angazhimin që tregojnë në çdo rast emergjent”, ka thënë Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.