DYLON

Hyseni: Zhvillimi ekonomik, shtyllë e rëndësishme e qeverisjes

Hyseni: Zhvillimi ekonomik, shtyllë e rëndësishme e qeverisjes
Avatar photo Redaksia

“Rezultate pozitive janë shënuar edhe në sferën e zhvillimit ekonomik lokal në Komunën e Gjilanit.  Derisa mbetet prioritet edhe në të ardhmen, ku dhe do të vazhdoi mbështetja”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Ai shtoi se zhvillimi ekonomik është shtyllë e rëndësishme e qeverisjes sonë edhe në të ardhmen.

EkoHigjiena

“Zona industriale mbetet projekti kryesor për krijimin e vendeve të reja të punës dhe fuqizimin e bizneseve lokale” tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi do të vazhdojnë me Fondin për të rinjtë dhe gratë në biznes, për të nxitur ndërmarrësinë dhe idetë e reja.

“Smart City dhe turizmi, janë drejtimet e reja që do ta zhvillojnë Gjilanin tonë”, tha kryetari Alban Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.