DYLON

Hyseni vazhdon aktivitetet zgjedhore me vizita bizneseve të ndryshme

Hyseni vazhdon aktivitetet zgjedhore me vizita bizneseve të ndryshme
Avatar photo Redaksia

/Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit/

Sot, bashkë me deputeten Arijeta Rexhepi dhe nënkryetarin e Lëvizjes, Luan Aliu, vizituam kompaninë “KiKxxl & evroTarget” në Gjilan, një histori e suksesshme gjermano-kosovare që po krijon mundësi të reja për të rinjtë tanë.

Kjo kompani është shembull i bashkëpunimit të suksesshëm mes Gjilanit dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke punësuar të rinj gjilanas që kryejnë shërbime profesionale për klientë jashtë vendit.

Gjilani ka nevojë për më shumë partneritete të tilla, që e forcojnë ekonominë dhe i nxisin të rinjtë të punojnë në drejtime të ndryshme me perspektivë.

***

Takimet e sotme i vazhdova te kompania Jaffa Plus, një nga brendet më të mëdha dhe më të suksesshme në vendin tonë.

Bashkë me kandidatët për Asamble Ali Arifi, Fadil Ademi dhe Astrit Sherifi pamë nga afër përkushtimin dhe seriozitetin me të cilin kjo kompani zhvillon punën e saj, duke u bërë shembull i sipërmarrjes vendore.

Gjilani ka fatin të jetë vend i shumë bizneseve që jo vetëm krijojnë vende pune, por edhe e ngrisin emrin e qytetit tonë përtej kufijve.

Do të vazhdojmë t’i përkrahim fuqishëm bizneset tona edhe gjatë mandatit të ardhshëm.

***

Sot pata kënaqësinë të vizitoj qendrën tregtare “Albi Mall” në Gjilan, një hapësirë e rëndësishme për qytetin tonë.

Nga afër u njoftova me punën e përditshme të stafit të kësaj kompanie, e cila ndër vite është shndërruar në shembull të organizimit, përkushtimit dhe suksesit.

Jam mirënjohës për pritjen e ngrohtë dhe mbetem i përkushtuar që të mbështesim biznese të tilla, të cilat ia shtojnë gjallërinë Gjilanit.