DYLON

Hyseni, uron FC Drita për sigurimin edhe të një pike të vlefshme në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës të UEFA-s

Hyseni, uron FC Drita për sigurimin edhe të një pike të vlefshme në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës të UEFA-s
Avatar photo Redaksia

Pas arritjes së sigurimit edhe një pike të vlefshme të kampionit të Kosovës në futboll, Klubit të Futbollit “Drita”, në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës të UEFA-s, ka uruar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni.

Kryetari Hyseni e shikoi ndeshjen nga stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe shkroi: “Në përkrahje të djemve bardhë e kaltër. Forca Drita”.

EkoHigjiena

FC Drita, kampionia e Kosovës në futboll, ka përfunduar të enjten mbrëma ndeshjen kundër skuadrës Omonia Nicosia nga Qipro 1:1.

Djemtë bardhë e kaltër shënuan golin në minutën e 12-të, kur Arb Manaj shënoi me kokë pas një harkimi të saktë nga Besnik Krasniqi.

Ndërsa mysafirët barazuan në sekondat e fundit të pjesës së parë, kur Giannis Masouras shënoi golin e barazimit pas një goditjeje nga këndi.

Ky ishte takimi i xhiros së dytë i kësaj gare evropiane.

Ndeshjen e radhës në Ligën e Konfoerencës, Drita do ta zhvillojë më 6 nëntor në Irlandë kundër Shelbourne. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.