DYLON

Hyseni thirrje qytetarëve – Aty ku është e nevojshme shfrytëzoni rrugët alternative deri në stabilizimin e plotë të situatës

Hyseni thirrje qytetarëve – Aty ku është e nevojshme shfrytëzoni rrugët alternative deri në stabilizimin e plotë të situatës
Avatar photo Redaksia

“Për shkak të reshjeve dhe situatës së krijuar në disa segmente rrugore, bashkë me ekipet komunale jemi në terren dhe po e përcjellim nga afër gjendjen në gjithë territorin e Gjilanit”, ka thënë Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit.

Ai bëri me dije se Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në koordinim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, ka intervenuar në disa pika problematike dhe po vazhdon monitorimin e vazhdueshëm për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe funksionimin normal të qarkullimit.

EkoHigjiena

“U bëj thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe aty ku është e nevojshme, të shfrytëzojnë rrugë alternative deri në stabilizimin e plotë të situatës”, ka thënë i pari i Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.