DYLON

Hyseni: Stacioni i Autobusëve në Gjilan po merr formë më shpejt se që ishte paraparë

Hyseni: Stacioni i Autobusëve në Gjilan po merr formë më shpejt se që ishte paraparë
Avatar photo Redaksia

Po vazhdojnë punimet me intensitet të lartë në ndërtimin e objektit të Stacionit të Autobusëve në Gjilan. Tashmë kati përdhes është drejtë përfundimit dhe pritet të vazhdoj ndërtimi i katit të parë, ka thënë Alban hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit.

Për të parë ecurinë e punimeve, në vendngjarje ka dal  i pari i komunës, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike Kushtrim Ibrahimin.

EkoHigjiena

“Stacioni i Autobusëve në Gjilan, po merr formë, më shpejt se që ishte paraparë”, tha Alban Hyseni.

Kreu i Gjilanit, theksoi se njërin ndër projektet më të mëdha që po punojnë është edhe Stacioni i Autobusëve, ku është duke u përgatit pllaka e dytë e betonit e katit përdhese dhe pastaj nderohet edhe kati tjetër.

“Jemi shumë shpejt duke punuar dhe jemi para kohës së planifikuar”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni.

Ky investim kapë vlerën e rreth 1 milion eurosh që do ta transformojë këtë hapësirë në një qendër moderne dhe funksionale për qytetarët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.