DYLON

Hyseni: Shumica e kritereve për liberalizim të vizave tashmë pothuajse janë plotësuar

Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti në takim u.d. Shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Andrew Forde. Gjatë këtij takimi u bisedua lidhur me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në përmbushjen e obligimeve në procesin e liberalizimit të vizave. Gjithashtu, u bisedua për bashkëpunimin mes MPB-së dhe Këshillit të Evropës.

“Shumica e kritereve të dala nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave tashmë pothuajse janë plotësuar. Prandaj, presim që të kemi vlerësim pozitiv. Gjithashtu presim nga Këshilli i Evropës mbështetjen në procesin e aplikimit dhe anëtarësimit të Republikës së Kosovës si anëtare me të drejta të plota”, tha ministri Hyseni.

EkoHigjiena

U.d. Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Andrew Forde, shprehi gatishmërinë e tij për fuqizimin e mëtutjemë të bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Evropës dhe MPB-së.

“Ne do të vazhdojmë ta përkrahim dhe asistojmë Kosovën me të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion në fusha të ndryshme”, tha z. Forde.

Ministri Hyseni falënderoi u.d. Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë Andrew Forde për gatishmërinë e treguar në bashkëpunimin e mëtutjeshëm.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.