DYLON

Hyseni: Shpreh keqardhjen time për këtë që ndodhi sot në Gjilan dhe Frashërit i uroj shërim të shpejtë

Hyseni: Shpreh keqardhjen time për këtë që ndodhi sot në Gjilan dhe Frashërit i uroj shërim të shpejtë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, sot ishte i pranishëm në ndeshjen kampionale mes skuadrës së Gjilanit dhe Ballkanit.

“Gjithçka shkoi për së mbari deri në momentin kur filloi përleshja ne fushë, për më keq u sulmua edhe portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri”, ka shkruar i pari i komunës, për të shtuar se: “Shpreh keqardhjen time për këtë që ndodhi sot në Gjilan dhe Frashërit i uroj shërim të shpejtë”.

EkoHigjiena

Ja postimi i tij i plotë:

Në Gjilan po zhvillohej sot njëra prej ndeshjeve më të mira të sezonit në futbollin tonë.

Gjilani përballë Ballkanit të Suharekës në ndeshjen përcaktuese për titull.

Gjithçka shkoi për së mbari deri në momentin kur filloi përleshja ne fushë, për më keq u sulmua edhe portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri.

Shpreh keqardhjen time për këtë që ndodhi sot në Gjilan dhe Frashërit i uroj shërim të shpejtë.

Skena të tilla nuk duhet të shohim askund, aq më tepër në sport.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.