DYLON

Hyseni: Shkolla e Mesme e Mjekësisë po merr formë

Hyseni: Shkolla e Mesme e Mjekësisë po merr formë
Avatar photo Redaksia

Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë në oborrin e Spitalit Rajonal në Gjilan.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se Shkolla e re e Mjekësisë po merr formë.

EkoHigjiena

“Pllaka e parë e betonit është vendosur dhe punimet po vazhdojnë me ritëm të shpejtë”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit theksoi se pas saj, nis ndërtimi i katit tjetër të objektit.

“Gjilani shumë shpejt do të ketë një hapësirë moderne për arsimin e mjekëve të së ardhmes – një investim i munguar që do të kontribuojë në përgatitjen e profesionistëve të shëndetit për gjithë vendin”, tha kryetari Alban Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.