DYLON

Hyseni: Shkalla e parë hidraulike po vihet në funksion në komunën tonë

Hyseni: Shkalla e parë hidraulike po vihet në funksion në komunën tonë
Avatar photo Redaksia

Njësiti i zjarrfikësve është pajisur sot me një automjet për shuarjen e zjarrit, me shkallë hidraulike me gjatësi prej 30 metrash.

Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se e  gjithë kjo u bë e mundur falë ndihmës dhe bashkëpunimit të mirë me bashkatdhetarët tanë dhe organizatën gjermane, që mundësuan sigurimin e kësaj makine të vlefshme për komunën e Gjilanit dhe trajnimin e stafit për këtë qëllim.

EkoHigjiena

“Mirënjohje dhe falënderim për organizatën gjermane “Konvoi der Hoffnung”, vëllezërit Orana: Orani Group GmbH, Heidelberg, Orani GmbH Karlsdorf dhe Orani Malersysteme AG Zürich, aktivisten Sabile Aliu Sahiti, aktivistin Veli Hyseni dhe gjithësecilin për angazhimin. Tashmë jemi më të sigurt”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.