Hyseni: Shërbime më të mira shëndetësore për çdo qytetar të Gjilanit
“Sot, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare pranoi pajisje të reja mjekësore, si rezultat i memorandumit të mirëkuptimit që kemi nënshkruar me projektin AQH”, ka bërë me dije Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit.
Ai tha se pajisjet e reja do t’ua lehtësojnë punën profesionistëve shëndetësorë dhe do t’i ndihmojnë QKMF-në e njësitë e saj të ofrojnë shërbime më cilësore, më të sigurta e më efikase për qytetarët tanë.
“Po vazhdojmë ta fuqizojmë shëndetësinë parësore, sepse kujdesi i mirë shëndetësor duhet të jetë i qasshëm për secilin. Mirënjohës projektit AQH për mbështetjen dhe bashkëpunimin”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/
