DYLON

Hyseni sheh nga afër punimet në objektin për qëndrim ditor për personat e moshuar, bujtinës për student dhe kuzhinës popullore

Hyseni sheh nga afër punimet në objektin për qëndrim ditor për personat e moshuar, bujtinës për student dhe kuzhinës popullore
Avatar photo Redaksia

“Punimet për ndërtimin e qendrës për qëndrim ditor për personat e moshuar, bujtinës për student dhe kuzhinës popullore në Gjilan, po vazhdojnë”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Ai ka dalë për të parë nga afër ecurinë e punëve, ku aty, siç ka vepruar ditë më parë edhe në disa projekte tjera, ka bërë selfie duke shkruar: “Përshëndetje nga objekti i ri për Qëndrim ditor për të moshuar”.

EkoHigjiena

Përndryshe, kryetari Hyseni bënë të ditur se punimet e kësaj qendre kanë nisur me 4 tetor të vitit të kaluar dhe vlera e investimeve është 2.5 milionë euro.

“Këtu do të ofrohen shërbime për 100 të moshuar, 200 shujta ditore për familjet në nevojë dhe strehim për 30 studentë që do të kenë mundësinë të banojnë”, ka thënë ai. /2LONLINE/