DYLON

Hyseni: Së shpejti lëshohet edhe çerdhja e gjashtë e re në Gjilan

Hyseni: Së shpejti lëshohet edhe çerdhja e gjashtë e re në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar çerdhen e sapo ndërtuar afër rrugës qarkore e cila po kompletohet. Me këtë rast ka thënë se fëmijëve të Komunës së Gjilanit po u shtohen çerdhet dita ditës e krahas saj po përmirësohet edhe infrastruktura e atyre aktuale, duke ofruar kushte moderne.

Kryetari Hyseni theksoi se edhe një çerdhe e re po bëhet gati shumë shpejt, duke e çuar në gjashtë totalin e çerdheve të ndërtuara gjatë këtij mandati.

EkoHigjiena

 “Sot vizituam çerdhen pranë rrugës qarkore, që tashmë është përfunduar nga jashtë dhe po kompletohet brenda. Shumë shpejt, fëmijët tanë do të kenë mjedise moderne, të sigurta dhe me standarde bashkëkohore për të mësuar dhe për t’u argëtuar”, tha Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.